Stuhi e fortë në qendër të Milanos, turistët ia mbathin

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 17:23

Stuhi e fortë në qendër të Milanos, turistët ia mbathin

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 17:23

Një stuhi e fortë ka përfshirë Milanon rreth orës 13:00 të ditës së sotme, Mediat italiane raportojnë se shiu dhe era e fortë ndërprenë shëtitjen e turistëve në qendër të qytetit, duke i detyruar të gjithë t’ia mbathin.

Edhe zona e Vareses u mbërthye nga shirat e dendur që shkaktuan shqetësime te banorët dhe përmbytje, duke bllokuar edhe rrugën që të çon në aeroportin Malpensa, si edhe mbylljen e përkohshme të trafikut.

Stuhia me shira dhe erë të fortë ishte paralajmëruar një ditë më parë nga Qendra Funksionale për Monitorimin e Rreziqeve Natyrore të Rajonit të Lombardisë.