
Tirana, hap fals ndaj Egnatias. Kukësi, i vetëm në krye
Tirana humbi mundësinë për të marrë e vetme kryesimin e kampionatit, pasi nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Egnatias, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas një pjese të parë që u mbyll pa gola, por vetëm me një shtyllë të Najdovskit për bardheblutë, Tirana gjeti avantazhin në pjesën e dytë.
Në minutën e 51, Seferi godet bukur nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetë.
Por, pas vetëm 5 minutash, Imeri shënon një gol po aq të bukur, në pozicion të prirët me portën.
Në minutën e 64-t, arbitri anulon një tjetër gol të Seferit për pozicion jashtë loje, pas shumë minutash konsultimi me VAR.
Ndërkohë, Kukësi është kryesues i Superiores. E vetmja skuadër që mundi të fitojë në javën e dytë të Superiores, pas suksesit 3-1 ndaj Kastriotit mori dhe kreun e renditjes, me 6 pikë pas dy ndeshjesh.