Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Alibeaj: Armiku ynë i vetëm është Rama, do të bëjmë çdo gjë për largimin e tij

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 14:58 | Politikë
Alibeaj: Armiku ynë i vetëm është Rama, do të

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike zhvilloi këtë të hënë një mbledhje për të diskutuar mbi strategjinë e opozitës në Parlament.

Takimi u zhvillua në selinë e PD-së, ku u fol edhe për agjendën e partisë kryesore opozitare në Kuvend dhe komisione.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se opozita ka vetëm një synim. “Armiku ynë i vetëm është Edi Rama. Do të bëhet çdo gjë për të larguar Edi Ramën”.

PD nisi legjislaturën e re e përfshirë nga një krizë e brendshme, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, ish-kryeministri ka nisur një fushatë bisedimesh me demokratët, ku ka sulmuar kreun e partisë, Lulzim Basha dhe vendimet e tij gjatë viteve të PD-së në opozitë.

https://a2news.com/2021/09/20/balla-mbledh-grupin-parlamentar-socialistet-vihen-ne-pune-per-ndryshimet-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Dita jonë