Asnjë fitore në 4 ndeshjet e para, precedentët “trembin” Juventusin

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 17:01
kean ok

Asnjë fitore në 4 ndeshjet e para, precedentët “trembin” Juventusin

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 17:01

Herën e fundit që Juventusi nuk arrinte asnjë fitore në 4 ndeshjet e para të kampionatit, trajneri aktual i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, ende nuk kishte lindur.

Pas barazimit të djeshëm me Milanin, tifozët e vetëm të “Zonjës së Vjetër” që mbajnë mend një nisje kaq të tmerrshme janë të paktën 80 vjeç.

3 janë precedentët: sezoni 1942-1943, sezoni 1955-1956 dhe sezoni 1961-1962.

Në të treja rastet, Juventus ka dalë respektivisht në vendin e tretë, në vendin e nëntë dhe në vendin e dymbëdhjetë.

Historia tregon se Juventusi nuk arrin dot kurrë të përfundojë mirë një sezon që nis pa fitore në 4 ndeshjet e para, por tashmë e ka në dorë Max Allegri që ta ndryshojë atë.