Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Balla mbledh grupin parlamentar, socialistët vihen në punë për ndryshimet kushtetuese

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 11:10 | Politikë
Balla mbledh grupin parlamentar, socialistët vihen në punë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur paraditen e së hënës në ambientet e Kuvendit, kryesinë e grupit. Ndër të tjera, mësohet se Balla ka udhëzuar të pranishmit që të vihen në punë për ndryshimet kushtetuese, për zgjatjen e mandatit të organeve kualifikuese të procesit të vetingut.

Në seancën e fundit në parlament, ministri i emëruar i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se po punohet me partnerët për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut, që skadon qershorin e ardhshëm.

https://a2news.com/2021/09/16/organet-e-vetingut-ps-kerkon-votat-e-opozites-per-shtyrjen-e-afatit-kushtetues/

Për këtë, nevojitet një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, për të cilën mazhorancës i duhen edhe votat e demokratëve.

Ftesa e Qeverisë për bashkëpunim me opozitën për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut, mori përgjigje brenda pak orës.

Ministri i Drejtësisë ishte i qartë se i nevojiten votat e demokratëve për të ndërhyrë në afatin e caktuar kushtetues, që përkon me qershorin e ardhshëm, por nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i rikujtoi mendimin e kundërt të Komisionit të Venecias.

 “Është një proces i cili po mbetet në mes të rrugës sepse ju e llogaritët gabim, po përfundon afati kushtetues që e përcaktoi Venecia, që tha që duhet të ishte i shkurtër. Ishit të pazotë që ta arkitektonit një reformë drejtësie të thjeshtë dhe funksionale”, deklaroi Bylykbashi në foltoren e Kuvendit.   

https://a2news.com/2021/09/17/zgjatja-e-afatit-te-vetingut-pd-i-pergjigjet-qeverise-kundershtohet-nga-komisioni-i-venecias/

A2 CNN Livestream

Dita jonë