Boksieri, kandidat për president në Filipine

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 12:15
Screenshot 2 18 1008x579

Boksieri, kandidat për president në Filipine

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 12:15

Manny Pacquiao ka bërë me dije së fundmi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Filipine vitin e ardhshëm, një muaj pasi humbi ndeshjen në ring përballë Yordenis Ugas.

Prej kohësh boksieri 42-vjeçar ka protestuar kundër korrupsionit në qeverinë e vendit të tij dhe ka dënuar marrëdhëniet e ngushta mes presidentit Duterte dhe Kinës.

Pacquiao pranoi nominimin e tij për president gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë PDP, ndërkohë që përballë do të ketë ndihmësin më të besuar të Duterte, Christopher ‘Bong’ Go.