Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Djali i David Beckham nis karrierën në futbollin profesionist

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 18:58 | Futboll

Djali i David Beckham, Romeo Beckham, debutoi të dielën në futbollin profesionist, duke luajtur për ekipin e kategorisë së tretë në SHBA, Fort Lauderdale, që është në pronësi të babait të tij.

19-vjeçari, i cili është edhe model, iu bashkua ekipit të dytë të Inter Miami në fillim të muajit dhe debutoi vetëm fundjavën e kaluar.

Sigurisht që lajmi i debutimit mori dhenë edhe për faktin se Romeo Beckham ka mbi 3,1 milionë ndjekës në Instagram, aty ku postoi dhe fotot e ndeshjes së tij të parë.

Ndërkohë, si model, Romeo Beckham ka debutuar që në moshën 10-vjeçare, për markën Burberry.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani