“Integrimi europian në krye të agjendës së Kuvendit”

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 15:22
WhatsApp Image 2021 09 20 at 13.54.03 869x579

“Integrimi europian në krye të agjendës së Kuvendit”

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 15:22

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i uroi asaj suksese në detyrën e lartë. Nikolla siguroi ambasadorin mbi përkushtimin e saj për të krijuar “një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë”, sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të kryeparlamentares.

Nikolla nënvizoi se Integrimi Europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit gjatë kësaj legjislature. “Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

Ambasadori Soreca dhe nënvizoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.