
Katari mund të mos lejojë futbollistët e pavaksinuar në Kupën e Botës
Botërori 2022 po afron dhe raportohet se Katari po mendon të bëjë të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë futbollistëve që do të marrin pjesë në të.
Sipas “The Athletic”, shteti i Gjirit, prej disa kohësh, ka bërë me dije se të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë eveniment duhet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe kjo gjë po shtrihet tashmë dhe te lojtarët.
Megjithatë, shumë lojtarë profesionistë kanë mendime të ndryshme dhe për vaksinën dhe me këtë zhvillim të ri rriten shqetësimet se në Katar mund të mungojnë disa nga yjet. Gjë kjo që duan ta shmangin të gjithë.
Katari ka vaksinuar rreth 82% të popullsisë kundër koronavirusit dhe pritet të nisë diskutimet me FIFA dhe autoritetet mjekësore për të arritur një zgjidhje.