Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi kuaj në ndjekje të emigrantëve të paligjshëm, kriza humanitare në Amerikë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 13:01 | Bota

Më shumë se 15 mijë vetë janë vendosur prej ditësh, në tenda e kampe të improvizuara, nën urën e Teksasit Jugor, në përpjekje për të kaluar kufirin drejt SHBA-së, në atë çka analistët e shohin si një sfidë të hapur, humanitare dhe politike për presidentin Joe Biden.

Prej të premtes, rojet e kufirit mbi kuaj kanë kaluar thuajse 2 mijë vetë në stacionet e emigrantëve, të ngritura për procedurat e kalimit të tyre nga Meksika në SHBA. Por departamenti i sigurisë në Uashington, tha se këtë herë bëhet fjalë për emigrantë të jashtëligjshëm, kryesisht nga Haiti.

Ata duhet të ecin për javë, disa edhe për muaj, derisa mbërrijnë në Amerikë, atje ku kërkojnë siguri për jetën dhe një vend pune.

Kjo është ura Ndërkombëtare Del Rio, që lidh Teksasin dhe qytetin Akuna në Meksikë. Është vendi i përshtatshëm, këto ditë shtatori, për të pushuar, në pritje të regjistrimit për të nisur procedurat e azilit, për ata që do të pranohen. Pjesa tjetër do të kthehet në shtëpi, Brazil, Kili, Haiti, Kubë, Venezuelë apo Nikaragua. Prej ditësh, të paushqyer dhe në pritje që t'i vijë radha për t’u regjistruar, 36-vjeçari nga Haiti, Alex Rosiere, thotë se nuk dëshiron të kthehet në vendlindje. “Nuk dua të më kthejnë. Në qoftë se më kthejnë tani në Haiti, do vdes”.

Ai thotë se situata në Haiti është kritike dhe miliona vetë që jetojnë në kushte çnjerëzore, në kombin më të varfër në Hemisferën Perëndimore. Në korrik, presidenti u vra dhe në gusht një tërmet i fuqishëm goditi vendin, duke e zhytur edhe më shumë në varfëri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani