“Ministria” e Informacionit, ekspertët: Censuron median, vështirëson punën e gazetarëve

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:34

“Ministria” e Informacionit, ekspertët: Censuron median, vështirëson punën e gazetarëve

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:34

Përqendrimi i të gjithë informacionit shtetëror në një institucion të vetëm, sipas ekspertit të komunikimit Elis Çela dhe gazetarit Aleksandër Çipa është një praktikë që qeveria Rama e ka ndjekur edhe në dy mandatet e mëparshme, ndryshimi i vetëm është se tashmë është futur brenda një kuadri ligjor. Sipas tyre, më shumë se për të informuar kjo agjenci ka një tjetër qëllim.

“Kuptohet që kërkohet të kemi një informacion të kuruar, një lloj propaganda që publiku të mësojë atë që do qeveria të mësojë dhe jo atë që është realisht”, shprehet Erlis Çela.

“Kemi një agjenci që mund të shndërrohet në funksionin propagandues të saj, por në të njëjtën kohë mund të ketë atribute të tërthorta të censurimit të informacionit”, deklaron Çipa.

Gazetari Lutfi Dervishi e sheh si të panevojshme krijimin e një agjencie të tillë pasi thotë se bie ndesh me ligjin për të drejtën e informimit.

“Mjafton vetëm zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit që duhet thënë se zbatimi i tij ka ardhur duke u përkeqësuar”, shprehet Dervishi.

 Tendenca që kjo agjenci ka për të ulur rolin e medias është një tjetër fakt që shihet me shqetësim.

“Tendenca është për ta zvogëluar aksesin ose për ta kanalizuar në pak duar”, shton Dervishi.

“Ka një tendencë për të centralizuar informacionin për median dhe gazetarët, ka një tendencë për të monopolizuar informacionin dhe për të mos krijuar alternativa të tjera”, vijo Çipa.

“Sjell një shkallë më të lartë të kontrolllit të informacionit nga ana e qeverisë ndërkohë që ne e dimë që praktika nuk ka qenë pozitive për sa i takon marrëdhënies që ka pasur qeveria Rama me publikun”, vijon Çela.

Drejtori i kësaj agjencia do të jetë në varësi direkte të kryeministrit dhe sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, gëzon të njëjtin status me atë të Ministrit të Shtetit, ndërsa do të ketë nën varësi të gjithë zëdhënësit e institucioneve publike.