Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në pritje të masave mbështetëse, situatë e vështirë për prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 15:45 | Ekonomi
Në pritje të masave mbështetëse, situatë e

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve po kalojnë një moment të vështirë, në pritje të masave të reja mbështetëse të prezantuara nga qeveria.

Përshtatja e linjave të prodhimit drejt maskave dhe veshjeve mjekësore u arrit të realizohej nga një numër i ulët sipërmarrjesh, duke krijuar një frymëmarrje të vogël, por pa zgjidhur problemin.

Sipas INSTAT, eksportet e mallrave për 8 muajt e parë të vitit arritën në 72,1 miliardë lekë, ndjeshëm më ulët se përpara pandemisë. Madje të dhënat e Gushtit, flasin për një ecuri edhe më të dobët se vitin e shkuar, me rënie mbi 22%.

Për sipërmarrësin dhe përfaqësuesin e industrisë, Florian Zekja, kjo rënie lidhet me pasiguritë e bizneseve të modës në të gjithë botën. “Te kjo janë dy faktorë që ndikojnë më shumë. Është fundi i afatit të dorëzimit të koleksionit dimëror dhe biznesi i modës ka një veçori, nëse në çdo sektor pas kizës fillon puna, sektori i modës e rimerr veten një vit pasi mbaron kriza”, thotë Zekja.

 Javën e kaluar, qeveria prezantoi një plan masash për të transformuar fasonët në prodhues të markave “Made in Albania”. Kjo përmes një instrumenti garancie prej 50 milionë eurosh për linjat e reja të prodhimit dhe me subvencione për trajnimin e punonjësve. “Kjo paketë, nëse do të implementohet dhe nëse do të ketë ato avantazhe që ne i kemi kërkuar, do të mund të japë një marzh tjetër biznesit të manifakturave. Një pjesë do të nxjerrin markat e tyre dhe do të zëvendësojnë ato prodhime që vijnë nga importi, nga Kina apo Turqia. Ndërsa pjesa tjetër të përgatitet për të bërë ciklin e plotë, do të blejmë lëndën e parë, të aksesorëve dhe klientëve t’u japim një produkt me cikël të plotë”.

Faktor kryesor, sipas Zekjas, do të jenë kushtet e kreditimit, si ofrimi i një norme të ulët interesi dhe mbulimi 100% me kolateral nga shteti. Kjo do të mundësojë sipas tij, jo vetëm rikuperimin e 10 mijë vendeve të punës të humbura nga pandemia, por edhe hapjen e 10 mijë vendeve të reja: nga stilimi e modelimi, deri tek marketingu, teknologjia e informacionit, etj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani