Nuk ndalen të kaltrit, Italia, kampione e Europës edhe në volejbollin e meshkujve

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 14:43
VOLEJ ITALIA KAMPION EVROPE 1024x576

Nuk ndalen të kaltrit, Italia, kampione e Europës edhe në volejbollin e meshkujve

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 14:43

Në fillim përfaqësuesja e futbollit, më pas kombëtarja e femrave të volejbollit, e tashmë edhe meshkujt.

Nëse ka një vit më të suksesshëm për sportin italian ai është padyshim 2021-shi. Italia rikthehet kampione Europe në volejboll pas 16-vjetësh. Të kaltrit mposhtën Slloveninë 3-2, në një finale spektakolare, e cila zgjati për më shumë se 2 orë e 40 minuta. Me një mesatare moshe impresionuese, italianët treguan karakter dhe se fitorja përballë Serbisë në gjysmëfinale nuk ishte rastësi.

Sllovenët, një ekip i denjë për këtë finale, kaluan 2 herë në avantazh por në të dyja rastet u përmbysën nga kombëtarja axurre sidomos në setin final. Edhe pse e nisën 15 pikëshin e fundit në disavantazh 3-0, Itali përmbysi ndeshjen në mënyrë spektakolare me goditjet e surprizës me emrin Yuri Romano dhe një talenti të jashtëzakonshëm si Alesandro Mikeleto.

15-10 dhe përfaqësuesja italiane fiton kampionatin evropian për herë të 7 në histori. Polonia e mbylli turneun si e treta më e mirë pasi mposhti 3-1Serbinë në finalen e vogël të Evropianit.