Parashikimi i motit: 20 shtator 2021

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 10:45
Parashikimi i motit 1024x577

Parashikimi i motit: 20 shtator 2021

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 10:45

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në të gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm priten në veri dhe qendër; në jug vetëm ndonjë shi i izoluar.

Pasditja sjell përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mesditës, ndërsa vlerat ditore në vend luhaten nga 10 në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, përjashtuar pasditen në luginën e Drinit, ku era do të forcohet ndjeshëm.

Drejtimi i erës mbetet jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë, ndërsa në mbrëmje, era dobësohet duke marrë drejtim verior.