Parashikimi i motit: 21 shtator 2021

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 23:26
Parashikimi i motit foto cover 1024x576

Parashikimi i motit: 21 shtator 2021

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 23:26

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në pjesën me të madhe të vendit, ku nuk përjashtohet mundësia për shira të papërfillshëm në zona të izoluara, ndërsa skajet veri-jugore paraqiten me vranësira më të dendura dhe shira më të shpeshtë por të dobët.

Temperaturat do të ulen me 1-2°C në të dy vlerat ditore, të cilat luhaten nga 10 në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri afër mesditës, kur era forcohet në mesatare deri tek e fortë nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës, dhe për pasojë, në brigjet detare aktivizohet dallgëzim rreth 3-4 ballë.