Përplasja për targat, Kurti: Kjo nuk pengon qytetarët, u imponua nga pala serbe

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 13:38

Përplasja për targat, Kurti: Kjo nuk pengon qytetarët, u imponua nga pala serbe

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 13:38

Kryeministri Albin Kurti ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me çështjen e targave serbe në kufi që ka shkaktuar zemërim tek autoritetet në Beograd.

Për kreun e qeverisë, masa nuk është një ndëshkim për qytetarët serbë, por një imponim nga ana e qeverisë serbe

“Si kryeministër iu siguroj se veprimet në veri nuk janë drejtuar ndaj qytetarëve serb e as nuk ka të bëjë me ndonjë destabilizim. Ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë, nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë. Pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejt, sot po fillon një zbatim i marrëveshjes që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, u shpreh Kurti.