Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzën e saj

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 18:31 | Showbiz

Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre e cila ka lindur të shtunën, por vetëm sot, Pallati Buckingham dha lajmin në formë zyrtare, duke specifikuar se nëna dhe foshnja janë mirë.

Mbesa e Mbretëreshës lindi fëmijën e saj të parë, që peshonte rreth 3 kg, në Spitalin Chelsea dhe Westminster.

Për Mbretëreshën 95-vjeçare Elizabeth, e cila ia komunikoi gëzimin një prej mbesave të saj më të afërta, kjo është mbesa e dymbëdhjetë. Vajza e vogël, emri i së cilës do të zbulohet më vonë, do të jetë e 11-ta në radhë për fronin.

Në një postim në Twitter, princesha tha se ishte shumë e lumtur që ndau lajmin për ardhjen në jetë të vajzës duke falënderuar ekipin e mamive dhe të gjithëve në spital për kujdesin e tyre.

Beatrice është vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut. Ajo u martua me manjatin e pronës, Mapelli Mozzi, në një ceremoni private korrikun e kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë