Regjistrimet në universitet: 8 mijë maturantë provojnë raundin e dytë, ka mjaftueshëm kuota të lira

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:44

Regjistrimet në universitet: 8 mijë maturantë provojnë raundin e dytë, ka mjaftueshëm kuota të lira

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:44

Kur kanë mbetur afro 10 ditë nga afati që Komiteti Teknik i Ekspertëve la për vaksinimin e studentëve, të dhënat për këtë proces mungojnë. Disa prej universiteteve kanë ngritur stenda vaksinimi për stafet pedagogjike si dhe studentët. Për këta të fundit ende nuk ka një regjistër të saktë. Më të përmbledhura janë të dhënat për arsimtarët dhe stafet e universiteteve.

Gjatë një konference për media, rektori Hoxha u ndal dhe tek të dhënat e regjistrimeve në raundin e parë. Për raundin e dytë dhe të tretë janë 8 mijë maturantë që presin të shpallen fitues në degët e preferuara, teksa garantohet se ka ende kuota të lira.

Interesin më të ulët për regjistrime e kanë degët e mësuesisë në profilet e gjuhës greke, ruse, mësues fizike, kimie, psikologjie dhe lëndë të tjera shoqërore, ku rrezikohet edhe krijimi i grupit për hapjen e klasave.