Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rritja e çmimit të bukës, qytetarët e Kukësit: Do të thellohet varfëria

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 13:32 | Aktualitet
Rritja e çmimit të bukës, qytetarët e Kukësit: Do

Rritja e çmimit të bukës, këtë të hënë, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, ndër qytetet më të varfra në vend.

Ashtu si në shumë zona të tjera me fuqi të vogël blerëse, edhe në Kukës, buka është ndër produktet ushqimore që përdoret më tepër dhe për këtë arsye, qytetarët shprehen se rritja e çmimit të bukës do të thellojë akoma më shumë varfërinë në familjet e tyre, pasi është një produkt i përditshëm.

Sipas prodhuesve të bukës, arsyeja kryesore është rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë kilogrami që në fillim të muajit gusht. Rritje e cila tani po reflektohet edhe në çmimin e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani