Shtetet e Bashkuara rihapen për udhëtarët e vaksinuar plotësisht

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:59
udhetare 1024x576

Shtetet e Bashkuara rihapen për udhëtarët e vaksinuar plotësisht

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 16:59

Nga fillimi i nëntorit, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar plotësisht do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo u deklarua nga Shtëpia e Bardhë duke konfirmuar thashethemet e qarkulluara, ndërsa Qendra për Sëmundjet dhe Parandalimin do të përcaktojë se çfarë nënkuptohet me vaksinimin e  plotë.

Udhëtarët ndërkombëtarë, Europa, Britania e Madhe, Kina, Irani dhe Brazili, të cilët do të hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paraqesin prova të vaksinës para se të nsien, së bashku me rezultatin negativ të një testi Covid të kryer tre ditë para udhëtimit. Kjo u konfirmua nga Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Përgjigjen ndaj Covid Jeff Zients.

Në njoftimin për lehtësimin e kufizimeve, administrata e Biden thekson se qytetarët amerikanë të pavaksinuar do të kenë nevojë për një test një ditë para nisjes për në Shtetet e Bashkuara. Ata që janë të vaksinuar nuk do të duhet të karantinohen dhe linjat ajrore, sipas dispozitave, do të duhet të mbledhin informacion për pasagjerët për të lehtësuar gjurmimin.