Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Strasburg, shtrohet në spital me pneumoni presidenti i Parlamentit Europian

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 18:44 | Bota
Strasburg, shtrohet në spital me pneumoni presidenti i Parlamentit Europian

Ishte ndjerë paqejf në 15 shtator David Sassoli, gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku zëdhënësit kishin shpjeguar se arsyeja ishte temperatura e lartë, që i pamundësonte praninë në Sesionin Plenar të Parlamentit Europian në Strasburg.

Por sot vjen lajmi që presidenti i PE-së është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut për një pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.  Sipas zyrës së tij, Sassoli ka bërë disa teste për COVID-19, por që kanë qenë të gjithë negativë, ndërkohë që politikani europian kishte kryer të dy dozat e vaksinave Pfizer.  

https://twitter.com/eucopresident/status/1439955242364329989
Mesazh mbështetës nga Jean Michel, presidenti i Këshillit Europian

Në profilet sociale të 65-vjeçarit kanë mbërritur ndërkohë qindra mesazhe mbështetje. Nga të parët, presidenti i Këshillit Europian, Jean Michel.

https://a2news.com/2021/06/06/kreu-i-pe-sassoli-kerkon-anetaresimin-e-vendeve-te-ballkanit-zgjerimi-sjell-perfitime-te-medha/

A2 CNN Livestream

Dita jonë