Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Të zgjidhim njëherë çështjen Berisha”, diskutime në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 15:33 | Politikë
“Të zgjidhim njëherë çështjen Berisha”,

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me diskutime mes pjesëmarrësve, me temë çështjen më “të nxehtë” brenda partisë, atë të ish-kryetarit Sali Berisha.

A2 CNN ka mësuar se ka pasur një diskutim mes Flamur Nokës dhe kryetarit të PD, Basha. Noka mësohet se i ka kërkuar që t’i jepet një herë zgjidhje çështjes Berisha, e më pas të krijohet agjenda për komisionet apo aksionin parlamentar të PD.

Basha është shprehur se ky vendim është më i vështiri qe ai ka marrë. Ai ka theksuar se vendimin për Berishën nuk ia ka lënë strukturave të PD, pasi nuk do që partia të përçahet. Sipas Bashës, ky vendim është në interes të demokratëve dhe nuk do të lejojë të ketë grupe kundër amerikanëve në PD.

Noka është një prej deputetëve të PD që ka kundërshtuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

https://a2news.com/2021/09/20/alibeaj-armiku-yne-i-vetem-eshte-rama-do-te-bejme-cdo-gje-per-largimin-e-tij/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu