Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Termometri i ekonomisë", porti i Durrësit konfirmon rimëkëmbjen e sektorëve

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 12:36 | Aktualitet
"Termometri i ekonomisë", porti i Durrësit konfirmon

Ekonomia shqiptare, në 9-mujorin e këtij viti ka dhënë shenja rigjallërimi pas periudhës së vështirë të pandemisë, e cila vijon ende të mos lejojë funksionimin normal të aktiviteteve tregtare.

Por pavarësisht kësaj situate, termometri i ekonomisë shqiptare, që është porti i Durrësit ka të dhëna pozitive sa i takon rigjallërimit të ekonomisë. Dhe kjo nënkuptohet në bazë të volumit të përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve në portin më të madh në vend.

Investimet e parashikuara në infrastrukturën portuale, por edhe në atë të ndërlidhjes, pritet të ndihmojnë dhe lehtësojnë akoma më shumë aktivitetet ekonomike në vend, por edhe më gjerë në rajon, duke qenë se porti i Durrësit është porta kryesore e mallrave që vijnë edhe për llogari të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe Serbisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani