Viti i ri akademik, Manastirliu: Studentët dhe pedagogët duhet të vaksinohen brenda 11 tetorit

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 21:01

Viti i ri akademik, Manastirliu: Studentët dhe pedagogët duhet të vaksinohen brenda 11 tetorit

Përditësuar më: 20/9/2021, ora 21:01

Studentët dhe pedagogët duhet të vaksinohen brenda 11 tetorit, kur nis edhe viti i ri akademik. Detyrimin për vaksinim e kësaj kategorie Ministria e Shëndetësisë e përcolli nga Fakulteti i Ekonomisë.

“Brenda datës 11 tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që praktikisht do të jenë në auditore për të filluar mësimin”.

Zyrtarisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë më shumë se 66 për qind e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë vaksinuar me të dy dozat, por kjo nuk mjafton për fillimin normal të vitit të ri akademik.

Ndërkohë Manastirliu njoftoi gjithashtu se diskutimet me Bashkimin Europian për njohjen e certifikatës së antitrupave veç asaj t asaj të vaksinimit.

“Fatmirësisht ne e kemi të njohur në sistemet tona elektronike bashkë me ato sisteme të Bashkimit Europian. Jemi duke punuar gjithashtu edhe për sa i përket certifikatës së shërimit dhe certifikatës së testit, që dhe këto janë paralel dhe jemi duke punuar për t’i realizuar edhe këto njohje nëpërmjet sistemeve të përbashkëta që BE edhe me sistemin tonë të e-Albania janë duke u integruar”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për lidhjen e një tjetër kontrate me Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave vaksine për tre muajt e dimrit.