Ahmetaj “prezantohet” në Vlorë: Në PS nuk ka konflikte por debate, ama konfliktet përjashtojnë ata që i fillojnë

Publikuar më: 21/9/2021, ora 21:49
ahmetaj 1024x576

Ahmetaj “prezantohet” në Vlorë: Në PS nuk ka konflikte por debate, ama konfliktet përjashtojnë ata që i fillojnë

Publikuar më: 21/9/2021, ora 21:49

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës.

 I pyetur për përplasjet që kanë vijuar mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama që nga zgjedhjet e 25 prillit, Ahmetaj tha se në PS nuk ka konflikte por debate. Megjithatë, ai nënvizoi se konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë dhe ky u duk si një mesazh i qartë për Lelin.

Ndërkaq nënvizoi se qëndrimi i PS dhe kryeministrit ndaj bashkisë nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deputete të tjerë të qarkut të Vlorës dhe kryetarët e bashkive, por është vënë re mungesa e kryebashkiakut Leli.

Ndërkohë, Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të Ahmetajt se do largohet nga Bashkia e Vlorës. Burime saktësojnë se Afrim Qendro do vendoset në Elbasan bashkë me Gjiknurin.

Burime nga brenda mbledhjes së zhvilluar sot në Vlorë ku Gjiknuri prezantoi zëvendësuesin e tij bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është komunikuar largimi i Qëndros, teksa ka thënë se nesër do jap dorëheqjen. Në mbledhje gjithashtu u është lënë porosi strukturave të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Dritan Lelit.