Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe këtë të martë. Një veturë dhe një furgon janë përplasur në një aks rrugor në fshatin Omaraj.
Nga të dhënat paraprake mësohet se janë plagosur 3 persona, ndërsa siç shihet edhe nga fotot që A2 CNN ka siguruar, të dy mjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme të shumta.
Në vend ndodhen forcat e policisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.