Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha nis takimet me degët: Sqarojuni demokratëve çështjen e Berishës

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 19:49 | Politikë
Basha nis takimet me degët: Sqarojuni demokratëve çështjen

Edhe pse nuk po zhvillon takime me bazën e demokratëve, kryeopozitari Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë takime të vazhdueshme me kryetarët e degëve dhe deputetë të qarqeve të ndryshme në Selinë Blu.

Krerët e degëve të Qarkut Fier ishin të vetmit që shkuan për herë të dytë në zyrën e Bashës, por ata mohojnë faktin se kjo lidhet me takimin që Sali Berisha do të zhvillojë me demokratët e Fierit.

Edhe pse kryetarët e degëve shprehen se këto janë takime rutinë, brenda Selisë Blu mesazhi kryesor që Lulzim Basha i jep kryetarëve të degës dhe deputetëve është që ata të informojnë saktë bazën e demokratëve, se vendimi për Berishën është në interes të Partisë Demokratike.

Në seli, Lulzim Basha zhvilloi takime edhe me kryetarët e degëve e deputetët e Qarkut të Kukësit dhe Dibrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë