Chiara Ferragni do të vijë me një serial, familja e famshme sjell “The Ferragnez”

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 10:26

Chiara Ferragni do të vijë me një serial, familja e famshme sjell “The Ferragnez”

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 10:26

Blogerja më e njohur në botë, Chiara Ferragni, dhe bashkëshorti i saj, reperi italian Fedez, do të vijnë me një serial të quajtur “The Ferragnez”.

Ferragni konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode, ku do të shfaqen momente të papublikuara më parë, që nga takimi i çiftit e deri te periudhat e veçanta të jetës tyre bashkë.

Protagoniste të serialit do të jetë padyshim Chiara e cila aktualisht ndiqet nga 24 milionë persona në Instagram, reperi Fedez dhe fëmijët e çiftit, Leo dhe Vittoria.

Seriali “The Ferragnez” do të përfshijë gjithë familjen e madhe të çiftit, që nga motrat e Chiara-s, e deri te gjyshja e reperit.