Dëgjo “Zanin”, Elhaida Dani zbulon albumin e saj të ri

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 18:19
KR ELHAIDA DANI ALBUMI frame 3136 1024x576

Dëgjo “Zanin”, Elhaida Dani zbulon albumin e saj të ri

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 18:19

Ajo u rikthye në Tiranë pas suksesit që kishte shijuar në Itali në “The Voice” dhe me rolin e Esmeraldës në teatrin muzikal “Notre Dame De Paris”.

Kishte një motiv të ri të prezantonte një album me këngë që do ta identifikonin vetë atë. “Nuk mund të vendosja t’i jepja emër tjetër emër projektit, sesa Zanin, sepse eshte ajo gjë që më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo vend dhe kohë. Vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi, kur vija nga Shkodra me ëndrra dhe pikërisht zanin”, u shpreh këngëtarja.  

Projekti i ri i Elhaida Danit, “Zanin”

Riccardo Cocciante ishte edhe një herë pranë saj, i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin, por edhe përkushtimin e saj.

 “Elhaida mori pjesë në ‘The Voice of Italy’ dhe fitoi, edhe pse nuk ishte italiane. Sepse talenti është mbi gjithçka. Patjetër, italianët thanë: ‘Është shqiptare, nuk mund të fitojë’. Por zëri dhe shpirti i saj bënë që ajo të fitonte”, u shpreh artisti i njohur italian.

“Zanin” është një album që përmban 5 këngë dhe 5 klipe të reja.