Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë, dyshohet e shkuara e pronarit

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:40
Untitled collage 2021 09 21T115313.312 1024x576

Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë, dyshohet e shkuara e pronarit

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:40

Digjen gjatë natën dy automjete në fshatin Vllahinë të Vlorës. Makinat tip Volkswagen Golf 5 dhe Mitsubishi, në pronësi të shtetasit T.Karcanaj dyshohet se janë djegur qëllimisht.

Makinat kanë qenë në përdorim të djalit Aleksandër Ajaz  (Karçanaj). Dyshohet se djegia e makinave lidhet me të shkuarën e Ajazajt. Ky i fundit me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Makinat janë djegur gjatë orës 03:17 minuta të ditës së sotme, ndërsa janë shkrumbuar totalisht. Dyshohet se ato janë spërkatur më parë me lëndë djegëse benzinë.

Policia po heton për ngjarjen, teksa pista kryesore mbetet konfliktet e shtetasit Aleksandër Ajazaj (Karçanaj).