Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Faji i mbetet viktimës", minatorët denoncojnë kushtet e punës, MIE: Të punohet sipas protokollit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 15:25 | Aktualitet
“Faji i mbetet viktimës", minatorët denoncojnë kushtet

“Faji i mbetet atij që vdes. Sot e kam parë foton e tij në shtyllë”. Këto janë përjetimet e kolegëve të minatorit Muharrem Plaku, i cili humbi jetën në galeritë e Zonës D në Bulqizë. Prej vitesh edhe këta ish-minatorë kanë punuar në të njëjtat galeri për nxjerrjen e kromit. Vështirësitë e punës i kanë ende të freskëta në memorie, teksa fajësojnë shtetin për mungesën e kontrolleve të rrepta ndaj subjekteve private.

“Hapësirat kanë shumë rrezik, sidomos në zonën D, është punuar pa kriter. Shteti është fajtor. Miniera e tretë më e madhe në botë dhe mos të ketë asnjë lloj kontrolli?!”, shprehen minatorët.

“E ka marrë privati dhe privati nuk të njeh se ku e merr. Thotë unë dua kromin të marrësh paret, dhe ata janë futur”, shton një tjetër.

Nga ministria përgjegjëse për këtë sektor pohohet se shkak i aksidentin të fundit ka qenë iniciativa personale e minatorit në një zonë të rrezikshme.

“Ka qenë zonë e mbyllur me kryq druri, nuk duhej punuar atje pasi rreziku i shembjes ka qenë prezent”, shprehet zv.ministri Bejtja.

Ndryshe nga sa thonë minatorët që nuk ka investime, zv.ministri Bejtja shprehet se kompanitë mirëmbajnë minierat periodikisht.

“Kompanitë për çdo metër që hapet kryejnë investime për mbrojtjen e mureve, sistemin e ajrimit, ndriçimit, kontrollet për gazra dhe gjithçka. Aksidentet ndodhin për shkak se nuk zbatohet protokolli”, vijon Bejtja.

Muharrem Plaku u gjend mesnatën e 20 shtatorit, 5 ditë më vonë nga bllokimi në galeri. Gjatë këtij viti kanë humbur jetën edhe 3 minatorë të tjerë, një prej të cilëve vetëm 20 vjeç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli