Festa e Izraelit në Tiranë, studiues e artistë bëhen një zë për bashkëjetesën dhe historinë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 13:32
KR IZRAELI NE TIRANE frame 1312 1024x576

Festa e Izraelit në Tiranë, studiues e artistë bëhen një zë për bashkëjetesën dhe historinë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 13:32

Nëse shkoni sot në Jerusalem, shumë hebrenj bëhen gati për festime të mëdha. I quajnë pushimet e shenjta. Në fakt nuk janë pushime, por një javë jashtë shtëpisë për të përballuar të tjera sfida.

Por, kjo kulturë feston edhe në vende të tjera, edhe në Tiranë. Kjo javë është konsideruar festa e Izraelit në Shqipëri.

“Dhe më në fund po ndodh. Jam i gëzuar që ndodhem këtu për të kujtuar dhe manifestuar histori që ne i trashëgojmë brez pas brezi. Në Jerusalem për shembull aktualisht është duke u përgatitur pushimi i shenjtë, nëse mund ta quajmë kështu. Pranë shtëpive lëmë diçka jashtë dhe për një javë dalim nga banesat tona. Udhëtojmë, drejt shkretëtirës apo në vende që na sfidojnë. Dhe ne përballemi me vështirësitë për t’i kujtuar vetes si mund të jemi bashkë dhe se ne mund t’ia dalim”, tha Yoel Kaplan, Kryerabini i Ballkanit.

Njëkohësisht në ketë festival ju kushtua një vëmendje e veçantë fushës së letërsisë, duke u përqendruar tek pikëtakimet dhe veçoritë tipologjike të shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Amos Oz. Por, nuk mungoi as fjala akademike për atë çka është bërë mes dy shteteve dhe çka duhet bërë.

Ivan Benda ishte një tjetër artist i huaj që iu bashkëngjit festës izraelite. Me ekspozitën e tij çelur në muze ai rrëfen histori të bashkëjetesës.