Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Helmimi i Skripal në Britani, një person i tretë rus akuzohet për sulmin me Novichok

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 16:49 | Bota
Helmimi i Skripal në Britani, një person i tretë rus akuzohet

Një person i tretë rus akuzohet për përfshirje në helmimin e vitit 2018 në Salisbëri të Britanisë, nga i cili humbi jetën 1 person dhe 3 të tjerë u lënduan rëndë.

BBC, duke cituar burime të sigurisë, raporton se Denis Sergev ishte komandanti në terren i sulmit me agjent nervor Novichok, kundër agjentit të dyfishtë Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Policia britanike beson se I dyshuari është pjesë e një ekipi të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Denis Sergev lidhet edhe më një sërë aktivitetesh të tjera të fshehta në Europë. Autoritetet britanike e kanë shpallur atë në kërkim për ta arrestuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani