Milani “tkurret” përpara Venecias

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 10:22
MILAN DEMTIMET tifozet  1024x576

Milani “tkurret” përpara Venecias

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 10:22

Pak javë nga nisja e kampionatit, e tashmë që do t’i duhet të luajë edhe në fundjavë, Milan duhet të bëjë mirë llogaritë me një infermieri të tejmbushur.

Shqetësimet më të fundit lidhen me mbrojtësin Simon Kjaer që la fushën i dëmtuar në takimin me Juventus. Futbollistit danez do t’i duhen disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga lëndimi në kofshën e djathtë, megjithatë nuk ka asgjë serioze.

Dëmtim është thuajse i njëjtë me atë të Davide Kalabrias, i cili do të jetë jashtë për të paktën një apo dy ndeshje. Përmirësohet ndërkohë gjendja e Zlatan Ibrahimovic dhe Olivie Zhiru. Të dy sulmuesit mund të grumbullohen për ndeshjen kundër Venecias. Krunic dhe Bakajoko nuk e kanë ende dritën jeshile për t’u rikthyer pas dëmtimeve, ndërkohë që duhet të presë edhe debutimi i Messias, braziliani që gjatë këtyre ditëve i është nënshtruar një programi të personalizuar për të ardhur në 100% të formës. Sfidën kundër Venecias për javën e pestë, Milan e luan këtë të mërkurë në San Siro.