Nishani sulmon Ramën e Bashën: Punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 11:02
Untitled collage 2021 09 21T104148.322 1024x576

Nishani sulmon Ramën e Bashën: Punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 11:02

Ish-presidenti, Bujar Nishani, përsëriti sërish qëndrimin e tij se ka një bashkëpunim mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

I renditur tashmë në krah të lëvizjes së Berishës, Bujar Nishani shkruan se Basha dhe Rama po punojnë që shqiptarët të konsiderohen si qytetarë të klasit të dytë.

Postimi i Bujar Nishanit

Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!

Sipas PLATFORMES së tyre;

Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,

Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,

Për shqiptarët nuk ka nevojë për standarte demokratike,

Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,

Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standardet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.

Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!

Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet!