Prurje të pakta, Universiteti i Gjirokastrës heq taksën e regjistrimit për Mësuesinë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:48

Prurje të pakta, Universiteti i Gjirokastrës heq taksën e regjistrimit për Mësuesinë

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:48

Universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër edhe këtë vit akademik vijon të ketë një numër të kufizuar regjistrimesh në programet e tij studimore.

Gjendur përballë kësaj situate, Senati dhe Bordi i Administrimit të Universitetit kanë vendosur heqjen e taksës së regjistrimit për ata studentë që do të duan të regjistrohen në Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit dhe në mënyrë specifike në degën e mësuesisë.

Programet dyvjeçare profesionale janë një risi në këtë universitetit, por edhe këtu ka një ngërç, pasi studentët që duan të vazhdojnë më tej arsimin e tyre profesional në “Bachelor” ende nuk e kanë këtë mundësi.

Aktualisht, universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër ofron programe studimi në tre fakultete, atë të Ekonomisë, të Shkencave të Natyrës dhe të Shkencave Shoqërore dhe Edukimit. Numri i studentëve prej vitesh plotësohet vetëm në Fakultetin e Ekonomisë.