Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama reagon për reciprocitetin: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 16:34 | Politikë
Rama reagon për reciprocitetin: Kosova të dialogojë, Serbia

“Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë”. Është ky sugjerimi i kryeministri Edi Rama s ai takon zgjidhjes së çështjes së reciprocitetit me targat mes Kosovës dhe Serbisë. Në një reagim në Twitter pas situatës së së bllokimit të krijuar në kufi mes dy vendeve, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Kosova ka plotësisht të drejtë , ndërsa apelon që të shmanget ngrirja e konflikti siç ndodhi me tarifën 100%.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë, siç ndodhi me tarifën 100%. Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë