Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Reciprociteti për targat, Basha: E drejtë e patjetërsueshme e Kosovës

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 21:46 | Politikë
Reciprociteti për targat, Basha: E drejtë e patjetërsueshme e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për çështjen e reciprocitetit të targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Basha thekson në Twitter se “Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti”.

https://a2news.com/2021/09/21/reciprociteti-per-targat-vijon-bllokada-ne-rruge-kurti-takon-ambasadoret-e-quint/

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha në rrjetin social.

https://a2news.com/2021/09/21/vucic-kerkon-trazira-deputeti-shqiptar-i-serbise-vendimi-per-targat-i-drejte/

A2 CNN Livestream

Dita jonë