Restaurohet “Vdekja e Kalit”, krijuesi dhe aktorët rrëfejnë emocionet e një filmi “pa barriera”

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 16:23

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, krijuesi dhe aktorët rrëfejnë emocionet e një filmi “pa barriera”

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 16:23

Ishte koha kur filmi ishte një zë i rëndësishëm në kulturë. Ku hidheshin para për të shprehur ideologjinë komuniste, por “Vdekja e kalit” do të ishte filmi që do të thyente barriera. I pacensuruar, i lirë, njëlloj si 400 kuajt që vrapojnë në fillim të filmit, kështu nisi të krijohej vdekja e kalit. Protagonistët të revoltuar ndaj sistemit të kohës thyen edhe barrierat e vetes. Duke realizuar këtë film.

“Filloi pa censurë askush nuk e kishte mendjen te filmi. Ishte PPSH në pushtet kur kërkoja 400 kuaj më thanë në vend, sepse nuk e kishin idenë se çfarë filmi po xhiroja, duke menduar që po xhiroja një film pro komunizmit ishte një sfidë. I preva në besë, por nuk jam pishman se tregova të vërtetën. Nëse ka një gjë aktuale është që ata që e drodhën dhe këtu është gjithë goditja që bëra unë ata që veshën xhaketat mbrapsht kush diti ta dredhë fitoi. Unë kam qenë gjithnjë rebel në Kinostudio nuk kam qenë komunist as në familje nuk kam pas, por nuk i fus në një thes të gjithë komunistët. Por nuk jam pishman për ato që kam thënë në zë të lartë”.

Vështirësitë ishin të mëdha. Filmi ishte pa parë dhe konceptet e regjisorit ishin aq moderne.

“Kishte vetëm pasion dhe dashuri për kinemanë dhe çarçafët Timo Flloko i solli nga shtëpia e vet”, thotë Kumbaro.

Dashuria për filmin i bëri sërish bashkë, për të ndarë me ne emocionet e një filmi që i kam bijetuar kohës, e që vazhdon të përcjellë mesazhe të mëdha për të mos e harruar të shkuarën.

“Me një emocion artistik të jashtëzakonshëm përveç historisë së dhimbshme që nuk duhet harruar nga asnjë se është e turpshme ta harrojmë. Kjo do të tregonte sikur nuk kemi ndjenja dhe jemi bërë afatshkurtër në kujtesë se nuk jemi vetëm ne se brezat do të jetojnë dhe duan historinë e vet. Ky film është më i realizuari për kohën”, shprehet aktorja Rajmonda Bulku.

“Punuam me dashuri, me përkushtim. E bëmë nga pasioni dhe dëshira për të bërë një vepër dhe skenari ishte shumë i mirë dhe ishte për herë të parë, para publikut hapej një tjetër horizont”, shprehet Timo Flloko.