Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Titanët” e luftës së lënë në harresë, fotografi i “shkund pluhurin” me imazhet e veçanta

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 15:21 | Fotolajme

Dmitry Osadchy, 38 vjeç nga Shën Pjetërburg, ka arritur që të krijojë një koleksion të shkëlqyer imazhesh me mjete të braktisura ushtarake nëpër botë.

Fotografi i pasionuar pas historisë ka realizuar shkrepje fantastike të avionëve, anijeve dhe tankeve të cilët të japin përshtypjen se janë rreshtuar gati për veprim, por në realitet ato janë lënë të kalben larg syve të njerëzve.

Ai ka udhëtuar nëpër botë, ka ecur nëpër moçale, pyje dhe shkretëtira në më shumë se 50 vende, për të nxjerrë nga harresa fotografitë e mjeteve ushtarake.

A2 CNN Livestream

Dita jonë