
Tjetër shqiptar në Serie A, talenti firmos me Sampdoria
Një talent 17-vjeçar i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në Serie A italiane.
Ardit Lika firmosi kontratën me Sampdorian, pasi është rritur në akademinë e Livornos. Sulmuesi, i cili është pjesë e përfaqësueseve kuqezi të moshave, u transferua me parametër zero dhe firmosi kontratën që e lidh me klubin për tre vitet e ardhshëm.
Lika do ti bashkohet ekipit të të rinjve të Sampdorias, me ëndrrën se debutimi në elitën e futbollit italian nuk do të vonojë.