Ultimatum ndaj UEFA-s, Gjykata e Madridit kërkon anulimin e sanksioneve për Superligën

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:52
stadiumi santiago bernabeu  1024x576

Ultimatum ndaj UEFA-s, Gjykata e Madridit kërkon anulimin e sanksioneve për Superligën

Përditësuar më: 21/9/2021, ora 12:52

Në fillim një paralajmërim dhe tashmë ultimatum me një afat të përcaktuar. UEFA do të ketë më pak se 1 javë kohë për të anuluar sanksionet, të cilat ka deklaruar se do të marrë për klubet që vendosën të themelonin Superligën e Europës.

Është Gjykata e Madridit ajo që i kërkon edhe njëherë tjetër organit më të lartë të futbollit në Europë, të tërhiqet nga vendimet që ka marrë për Juventus, Barcelonën dhe Realin e Madridit. Të tre këto klube që themeluan projektin, për momentin janë të pezulluara nga UEFA. Për këtë arsye, Aleksander Ceferin, nëse brenda 5 ditëve të ardhshme nuk bën prapakthehu, atëherë gjykata spanjolle ka bërë me dije do ta ndjekë UEFA-n penalisht.

Për këto klube ekziston edhe një gjobë prej 100 milionë eurosh në rast mungese të impenjimit në aktivitet e UEFA-s. Kërkesat e gjykatës madrilene vijnë në bazë të pretendimeve për shkelje të lirisë së konkurrencës dhe organizimit të aktiviteteve futbollistike profesioniste në unionin europian.

12 klube konfirmuan prezencën e tyre në Superligën Europiane prania e tyre nuk zgjati më shumë se 48 orë pas presioneve të ndryshme duke nisur tifozët e deri te qeveritë e vendeve të ndryshme. Vetëm Juventus, Real dhe Barcelona nuk janë tërhequr ende zyrtarisht nga projekti i Superligës.