“Bëhu burrë, mblidh forumet”, Berisha në Fier: Basha të dorëhiqet e të shkojë nga erdhi

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 15:24

“Bëhu burrë, mblidh forumet”, Berisha në Fier: Basha të dorëhiqet e të shkojë nga erdhi

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 15:24

Sali Berisha u prit me ovacione nga demokratët e fierit mes tyre edhe kryetari i degës së kësaj partie dhe deputeti i qarku Luan Baçi. Ish-lideri historik i PD nuk nguroi t’i kujtojë kryetarit Basha se askush nuk mund të jetë mbi forumet e partisë.

“Ata që kanë refuzuar forumet, kanë përfunduar keq. Bëhu burrë”, tha ish-kryetari i PD.

I pyetur nga demokratët se çfarë do ndodhë me Lulizm Bashën, Berisha ishte i prerë, madje gjeti rastin të ripërsëriste ndjesën për bekimin që i dha për të marrë drejtimin e PD. “Lulzim Basha, peng Basha le të shkojë andej nga erdhi. Më mirë të japë dorëheqjen”.

Ndër të tjera ai lëshoi edhe një sfidë kryedemorkatit Basha duke i kërkuar të zbresë në terren që të përballet me demokratët. “Pse nuk vjen te ju ai, por thërret mbledhje në PD”. Një përgjigje patie dhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim: “Nuk kam thënë që nuk ka dosje kam thënë që janë të gjitha shpifje”.

Ish-kryeministri kërkoi nga demokratët të mos ndahen në përkrahës të tij dhe Bashës por të mendojnë për të ardhmen e partisë demokratike.