Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Berisha reagon ndaj Bashës: Kuvendi i PD do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e pengut të Edi Ramës

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 12:19 | Politikë
Berisha reagon ndaj Bashës: Kuvendi i PD do të mblidhet për

Menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës se nuk do të ketë asnjë Kuvend të partisë për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane, ka reaguar Sali Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Kuvendi i PD-së do të mblidhet në përputhje me statusin e partisë dhe do të shqyrtojë vendimet e pengut të Edi Ramës, siç ai e quajti Lulzim Bashën.

https://a2news.com/2021/09/22/basha-i-pergjigjet-berishes-kuvend-per-te-shqyrtuar-vendimet-e-qeverise-amerikane-nuk-ka-per-te-pasur/

“Për 8 vjet, Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë.

Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD-së dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD-në nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.

PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, mbyllet reagimi i Sali Berishës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu