Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 19:58 | Aktualitet
Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i Ekspertëve la në fuqi masat ekzistuese si dhe publikoi të dhënat në lidhje me situatën aktuale.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët u bënë thirrje institucioneve arsimore që të respektojnë protokollet anti-Covid. Ndërsa mësuesit dhe studentët që refuzojnë kryerjen e vaksinës, çdo javë duhet të bëjnë tamponin për të provuar negativitetin ndaj Covid-19.

Të pyetur nga A2 CNN në lidhje me blerjen e certifikatës anti-Covid në pikat e vaksinimit, ekspertët nuk e mohuan fenomenin. Ata e cilësuan kriminale, ndërsa u shprehën të hapur për të bashkëpunuar me organet hetimore.

Zyrtarisht, 42% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë anti-Covid, ndërsa 32% janë vaksinuar me të dyja dozat. Mjekët nuk përjashtuan rastet e humbjes së jetës edhe tek të vaksinuarit, por kjo, sipas mjekëve të Spitalit Infektiv, ka ndodhur tek pacientët me sëmundje të rënda shoqëruese.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi