“Dita pa makina”: Rrugët të mbipopulluara, qytetarët: Lëvizet më mirë me biçikletë

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 17:11

“Dita pa makina”: Rrugët të mbipopulluara, qytetarët: Lëvizet më mirë me biçikletë

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 17:11

22 shtatori është në ditë e rëndësishme në kalendarin historik për mbrojtjen e mjedisit, duke nxitur qytetarët të përdorin më pak makinat.

Thirrja nuk u respektua as në rrugët e njoftuara më herët se do të ndalohej qarkullimi për të sensibilizuar “Ditën pa makina”.

Barrierat bllokuese u hoqën shpejt duke mos u respektuar orari nga 8 e mëngjesit deri në orën 14:00. Drejtuesit e automjeteve as që e dinin se sot duhet ta linin makinën në shtëpi, teksa janë të vetëdijshëm për dëmin që shkaktohet në natyrë.

Zgjidhjen për një mjedis më të pastër e kanë këta qytetarë… Prej kohësh makinat i përdorin për raste emergjente, duke lëvizur në përditshmëri me biçikletë.

Ndikimi i lëvizjes me automjet u vërejt gjatë muajve të karantinës vitin e shkuar. Grimcat në ajër kanë qenë60% më ulëta se në vitin 2019 dhe 25 % pak se normat e parashikuara nga BE. Ndotësi i dioksidit të karbonit që ka qenë 3-fish më i lartë se standardi, ndërsa gjatë karantinës u paraqit brenda normave.