Janku: Në Shqipëri nuk u zbatua taksimi progresiv

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 22:06

Janku: Në Shqipëri nuk u zbatua taksimi progresiv

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 22:06

Enea Janku, eksperti i ekonomisë, kritikoi në “A2 Business” taksimin progresiv, duke thënë se “nuk ka qenë kurrë taksim progresiv ai që u zbatua në Shqipëri, për sa kohë që ata që fitojnë më shumë, nuk paguajnë më shumë, siç ishte premtimi i kryeministrit”.

“Të ardhurat nuk janë vetëm nga paga. Nuk ka kuptim që një biznesmen i madh, që fiton miliona euro në vit nga dividenti, të paguajë 8% dhe dikush që fiton nga paga 2-3 milionë lekë në vit nga paga, të taksohet 23%. Kjo duhej rregulluar”, theksoi Janku.

Sipas tij, ndryshimi që do t’i bëhet taksimit progresiv “është i vogël” dhe “nuk sjell ndryshim të madh te taksimi i shtresës së mesme”.

“Përsëri shtresa e mesme do ta mbajë peshën kryesore. Deklarimi i të ardhurave duhet të jetë në baza familjare dhe gjithashtu duhet të kalojmë në deklarime vjetore të të ardhurave, jo mujore”, tha Janku.