Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kraja: Të vdekurit e vaksinuar kishin edhe sëmundje të tjera, janë shifra të papërfillshme

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 12:46 | Aktualitet
Kraja: Të vdekurit e vaksinuar kishin edhe sëmundje të tjera,

Infeksionisti Dhimitër Kraja tha se 95% e personave të shtruar në spital me Covid-19 janë të pavaksinuar.

“Vetëm 5% e të shtruarve janë të vaksinuar”, tha profesor Kraja gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik të Ekspertëve. “Nga ky 5%, 85% janë raste që janë të vaksinuar jo plotësisht, 15% që i kanë bërë të dyja vaksinat”, shtoi ai.

Kraja pranoi se mes personave që kanë humbur jetën prej koronavirusit ka edhe të vaksinuar, por shifra, tha ai është e papërfillshme, vetëm 0,0006% e viktimave.

“Sa i përket vdekjeve të personave të vaksinuar, ata që janë të vaksinuar jo plotësisht nuk kanë krijuar imunitet. Rastet fatale ndodhin sepse asnjë vaksinë nuk të mbron 100%. Ndërsa personat e vaksinuar me 2 doza dhe që kanë humbur jetën, shumica janë me sëmundje patologjike të ndryshme”, tha Kraja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani