Kupa e Shqipërisë, befasohen Vllaznia e Dinamo. Frenohen Kukësi e Laçi

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 19:02
Screenshot 20210922 190124 Instagram 923x579

Kupa e Shqipërisë, befasohen Vllaznia e Dinamo. Frenohen Kukësi e Laçi

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 19:02

Kupa e Shqipërisë nis menjëherë me surpriza. Në Grupin A, Dinamo ishte e vetmja nga të mëdhatë që stonoi. Blutë u mposhtën 1-0 nga Erzeni, megjithatë kanë ndeshjen e kthimit për të përmbysur rezultatin dhe të kualifikohen në turin 1/16-ave.

Nuk gabuan Teuta, Tirana e Partizani, që me fitoret e arritura, praktikisht hipotekuan kualifikimin.

Surpriza edhe më të mëdha në Grupin B, ku pas barazimit 1-1 të Laçit me Butrintin, edhe Kukësi u frenua me rrjeta të paprekura nga Maliqi.

Vllaznia u mposht 2-1 me përmbysje nga Labëria, me kampionët në fuqi që po vuajnë startin jo të mirë të sezonit.