Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Marrëdhëniet PD-LSI, Vasili: Nuk kemi pasur komunikim, jemi në një klimë të re

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 14:35 | Politikë
Marrëdhëniet PD-LSI, Vasili: Nuk kemi pasur komunikim, jemi në

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN komentoi situatën në të cilën gjendet opozita aktualisht, pas përçarjes së Partisë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë që ai krijoi.

Vasili theksoi se klima tashmë është e re dhe shumë terma kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes dy forcave të mëdha opozitare, ndërsa shtoi se nuk ka pasur kumunikim gjatë kohëve të fundit.

“Unë jam shumë i qartë me misionin e LSI-së. Nuk mund të marr përsipër atributet dhe të flasë në emër të një force tjetër politike. Rrugën e PD-së s’kam pse e di unë, e dinë ata. E dyta, ky është një raport që PD-ja e ka me qytetarët, nuk e ka me ne. Jemi në një klimë të re dhe shumë terma kanë ndryshuar. Komunikim nuk ka pasur. Ne kemi pasur një program elektoral më vete, që kishte pika sinkroni edhe me PD-në. Kemi zhvilluar një fushatë tërësisht në shinat tona. Kemi pasur një linjë denoncimi të fortë, por edhe çështje shumë të mëdha që e kemi denoncuar vetëm ne. Ka pasur gjëra jo të pakta që na dallonin nga PD-ja, por kemi qenë me një identitet shumë të spikatur dhe të dalluar nga PD-ja. Kjo linjë vazhdon”, tha Vasili.

Më tej, Vasili u shpreh se misioni i partisë ku ai bën pjesë është i qartë në opozitë.

“Janë mijëra njerëz që kanë besuar dhe na kanë çuar atje. Asgjë s’ka ndryshuar. Kemi një qeveri më të keqe se një vit më parë. Pas kapjes së drejtësisë, së zgjedhjeve, vjen në atë sallë në një situatë më të rënduar. Nuk ndjej keqardhje për askënd. Keqardhje do të ndjej vetëm në rast se një forcë opozitare, LSI, do t’i mungojë detyrës së saj në raport me qytetarët. Për sa kohë detyra do të kryhet opozita është vlefshme. Misioni ynë është të denoncojmë në mënyrë të përditshme. Këtë e kemi bërë dhe do të bëjmë pa kthim”, u shpreh në A2 CNN nënkryetari i LSI-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë